Policia kërkon ndihmë në kapjen e istogasit të arratisur NULL NULL 24.07.2024 16:08 24.07.2024 16:08 Fotografi e te kerkuarit nga Policia e Kosoves Policia ka bërë thirrje për kapjen e Ujkan Metaj nga Shushica e Istogut, i cili kërkohet për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”. Në njoftim thuhet se kërkimi për personin në fjalë është me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë E-mail adresa: info@kosovopolice.com