Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy grave për vjedhje në një market në Prishtinë NULL NULL 16.11.2023 14:46 16.11.2023 14:46 Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e dy grave për shkak se dyshohen për një vjedhje që ka ndodhur në një market në Prishtinë më 1 prill të këtij viti. Në njoftimin e PK-së thuhet tepër çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”. “Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”./Klankosova.tv