Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë NULL NULL 16.04.2024 09:41 16.04.2024 09:41 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë. Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”. “Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova. për Klankosova.tv