Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkodër NULL NULL 25.08.2022 23:00 25.08.2022 23:00 Policia e Shtetit ka bërë të ditur se drejt një 25 vjeçari sot ishte shtënë me armë zjarri në lagjen “Partizani”, në Shkodër. Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”. “Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.