Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë

NULL NULL
17.06.2026 08:21
Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja në Veternik - Klan Kosova

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana për Klankosova.tv, tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.

Klan Kosova ka mësuar se i plagosur ka mbetur Sh.Kastrati.

Të shtëna me armë në Veternik, dyshohet për të plagosur

lajme të ngjashme