Policia jep detaje për arrestimin e ortopedit për ryfshfet – iu sekuestruan para e pajisje mjekësore NULL NULL 05.09.2023 09:23 05.09.2023 09:23 Një mjek është arrestuar mesditen e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin se ka pranuar ryshfet. Policia ka dhënë detaje rreth këtij arrestimi në raportin 24 orësh të saj. Aty bëhet e ditur se në cilësinë e provave i janë sekuestruar një shumë parash, një telefon, si dhe disa pajisje mjekësore. Klankosova.tv merr vesh se i prangosuri punon si ortoped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.