Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për aksidentin që la të vdekur këmbësoren në “Rrugën C”

NULL NULL
29.11.2023 08:54

Policia tha se aksidenti që la të vdekur të martën një këmbësore në “Rrugën C” në Prishtinë, ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në obduksion, thuhet në raportin e policisë, raporton Klankosova.tv.

“Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

 

 

lajme të ngjashme