Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq infermierja shtatzenë NULL NULL 24.07.2024 13:25 24.07.2024 13:25 Policia jep për aksidentin ku vdiq infermierja shtatzenë, pamje nga vendi i ngjarjes Një grua shtatzenë ka vdekur në QKUK sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës. Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia. Zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj, tha për Klankosova.tv se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe një këmbësore. “Këmbësorja është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Elezaj. Elezaj njoftoi se me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje. “Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, tha ai.