Policia jep detaje për të shtënat me armë në Skenderaj NULL NULL 16.12.2025 22:31 16.12.2025 22:31 Një person ka shtënë me armë zjarri nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje. Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj. Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë Avni Zaiti, tha për Klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zaiti për Klankosova.tv. Gjuajtje me armë zjarri në Skenderaj