Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyre

NULL NULL
04.10.2022 15:23
shiriti i policisë

15:41 – Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyre

Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në zyren e saj.

Rasti ka ndodhur sot në Gjilan.

Viktima është e moshës 63-vjeçare.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se sipas mjekut vdekja ka qenë e natyrshme.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjell një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML” – tha Hashani.

15:30 – Gjilan: Punëtorja e KEDS-it gjendet e vdekur në zyre

Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.

“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore” -tha Buzhala.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Siç u raportua viktima është e moshës 59 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege.

Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

lajme të ngjashme