Policia hap konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj në veri NULL NULL 18.04.2023 18:31 18.04.2023 18:31 Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj në Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës. Në këtë konkurs, Policia ka inkurajuar që të aplikojnë individët që i përmbushin kushtet nga të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas), njofton Klan Kosova. Kujtojmë se në fillim të muajit nëntor të vitit 2022, disa zyrtarë policorë serbë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës si shenjë protestë ndaj paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës se do të nisë me shqiptimin e gjobave ndaj vozitësve të veturave me targa ilegale. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin 7 kritere, e ato janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); dhe të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë: Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat; Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave; Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike; Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre; Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre; Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion; Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror; Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 19/04/2023 deri me datën 12/05/2023 ora 16:00. Klikoni KËTU për ta parë konkursin e plotë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv