Policia: FSK-ja u fut gabimisht në veri NULL NULL 16.10.2025 12:00 16.10.2025 12:00 Foto:Telegram Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot gabimisht në Mitrovicë të Veriut. Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për Klankosova.tv. Elshani tha se automjetet e FSK-së janë parkuar në afërsi të stacionit policor në veri, kur iu është ofruar policia, ata kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia më pas i ka përcjellë nga ai vend deri tek vendi quajtur “Kërshi i Dudës”. Dy dëshmitarë okularë kanë konfirmuar po ashtu për Kossev në dëshmi të ndara, se ishin të përfshira më pak se dhjetë automjete, duke përfshirë disa Hummer dhe tre deri në katër kamionë bosh. “Në fillim nuk i pamë se çfarë lloj automjetesh ishin, menduam se ishin automjete të KFOR-it, por shumë shpejt pamë logon e FSK-së dhe automjetet në trafik filluan të binin boritë”, kanë thënë ata, transmeton Klankosova.tv.