Policia franceze në ndjekje të të dyshuarit për therjen e gruas hebreje NULL NULL 04.11.2023 21:52 04.11.2023 21:52 Policia franceze është vënë në kërkim të një burri që theri një grua hebreje në qytetin francez të Lionit të shtunën. “Një akt i tillë dhune është i paimagjinueshëm. Unë ofroj të gjithë mbështetjen time për viktimën dhe të afërmit e saj”, tha kryetari i bashkisë së Lionit, Gregory Doucet në platformën X, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Një zëdhënës i policisë kombëtare nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin dhe tha se nuk mund të konfirmonte nëse policia po e trajtonte sulmin si një krim antisemitik të urrejtjes. Policia në vende anembanë botës ka raportuar një rritje të veprave antisemite dhe islamofobike pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.