Policia e sheh në video duke gjuajtur me armë në dasmë, e arreston NULL NULL 15.08.2024 10:13 15.08.2024 10:13 Në fshatin Petrovë të Prizrenit është arrestuar një person meqë në bazë të një video-incizimi të siguruar nga policia, ai është parë duke shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.