Policia e banorët në veri e largojnë një deponi të mbeturinave NULL NULL 15.01.2025 14:51 15.01.2025 14:51 Policia e Kosovës, në kuadër të detyrave të përcaktuara për Policët e Lagjes, me bashkëpunim me banorë në veri të vendit, kanë identifikuar një deponi ilegale që i kishte shqetësuar ata. Sipas policisë, me angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe institucionet relevante, është pastruar deponia në fjalë. “Ky veprim synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të sigurt”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, policia tha se mbetet e përkushtuar në adresimin e sfidave të komunitetit, teksa ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo shqetësim që ndikon në cilësinë e jetesës në lagjet e tyre.