Policia e arreston një person në Zubin Potok dhe konfiskoi disa armë NULL NULL 13.11.2023 21:14 13.11.2023 21:14 Policia e ka arrestuar sot një person në Komunën e Zubin Potokut, si dhe i ka bastisur shtëpinë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari është D.R. viti i lindjes 1974, personit në fjalë i janë sekuestruar edhe armë. Më urdhër të prokurorit kujdestar janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU, Një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, Dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, Një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, Një brisk dhe, Një uniformë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore./Klankosova.tv