Policia dhe Dogana aksion në veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore NULL NULL 07.03.2024 12:55 07.03.2024 12:55 Policia dhe Dogana janë duke e zhvilluar një aksion në veri në disa lokacione. Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut. “Do të bëhen të ditur me kohë detaje tjera rreth aksionit”, tha Elshani. Organet e rendit në këtë aksion kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave, të cilat edhe do të konfiskohen, njofton Klankosova.tv Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë person të arrestuar.