Policia deklarohet për aksidentin në Qerim të Gjakovës NULL NULL 26.02.2026 21:16 26.02.2026 21:16 Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Qerim të Gjakovës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë Sheremet Elezaj. Ai bëri të ditur se në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një autobus. “Në fshatin Qerim në Gjakovë, rreth orës 07:55, një autobus dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Në këtë rast u deshtë edhe intervenimi i zjarrfikësve për ta nxjerrë të lënduarin nga vetura. Aksident në Qerim të Gjakovës, zjarrfikësit nxjerrin të lënduarin nga vetura (VIDEO)