Policia arreston tenistin James Blake (VIDEO) NULL NULL 12.09.2015 11:13 12.09.2015 11:13 Blake ishte duke shkuar në US Open kur u ndalua në trotuar. Gjithsesi me Blake është gjithçka në rregull, arrestimi u bë gabimisht, pasi polici që kreu arrestimin e kishte ngatërruar atë me një të dyshuar. Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video ku një polic arreston tenistin e njohur James Blake, pasi e ngatërron me një të dyshuar. Blake ishte duke shkuar në US Open kur u ndalua në trotuar. Oficeri që e ndaloi është identifikuar si James Frascatore, i cili ka një histori të njohur të sjelljes jo të mirë me civilët. Shefi i policisë së Nju Jorkut, Ëilliam Bratton deklaroi se Blake dukej si një nga “binjakët” e dyshuar që kërkohen në këtë shtet, por më pas i kërkoi falje. Blake ka rrëfyer se oficerët përdorën fjalë të pahjishme ndaj tij në momentin kur e shtrinë në trotuar. Frascatore, i cili është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve të kësaj çështje, ka marrë katër ankesa civile në të shkuarën, përfshi edhe përdorimin e forcës.