Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia arreston dy persona në Ferizaj, ishin të kërkuar nga gjykata

NULL NULL
04.04.2025 13:07

Policia  e Ferizajt ka arrestuar dy persona cilët ishin të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari 19-vjeçar me inicialet  E.K. , i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vjet, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari tjetër,  18 vjeçar me incialet E.A,  i cili po kërkohej për veprën penale “Grabitja”.

Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.