Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në rrugë me borë dhe ngrica NULL NULL 24.12.2024 08:47 24.12.2024 08:47 Foto nga Arkiva; Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve të borës. Shoferët këshillohen të përshtasin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica, transmeton Klankosova.tv. Apeli vjen si masë parandaluese për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në trafik.