Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) NULL NULL 18.04.2023 00:35 18.04.2023 00:35 Policia e ka cilësuar një punëtor dyqani si hero pasi ai u përball me një burrë “të rrezikshëm” me armë, i cili kishte synim ta kryente një grabitje. Marlon Stewart kishte kërcënuar gjashtë persona dhe kishte vjedhur një makinë kur Niall Stranix, 61 vjeç, e përball me të ndërsa ai kërkonte para në një dyqan One Stop në Leeds, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Stewart, 37 vjeçar, u dënua me 10 vjet e katër muaj burgim. Pas dënimit në Gjykatën e Leeds Crown të hënën, Ryan Malyk i Policisë së West Yorkshire tha se zoti Stranix kishte treguar “trimëri të jashtëzakonshme”. Stewart u akuzua për katër grabitje, një për grabitje në tentativë, pesë akuza për posedim të një arme zjarri gjatë kryerjes së një grabitjeje, sulm që shkaktoi dëmtime trupore, drejtimin e automjetit pa sigurim. Malyk tha: “Ne duhet ta çmojmë guximin e jashtëzakonshëm që tregoi Niall Stranix në marrjen e vendimit për ta luftuar atë ndërsa kërcënonte kolegen e tij femër. “Ishin veprimet e tij që çuan drejtpërdrejt në kapjen e fytyrës së Stewart në CCTV dhe identifikimin e tij si i dyshuari”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.