Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia-gjarprit: “Psst, je i arresssssssssstuar”! (FOTO)

NULL NULL
20.06.2022 17:18

Një familje në Birmingham të Anglisë bëri thirrje për ndihmë pasi në dhomën e tyre të ndenjes gjetën një gjarpër 1.5 metra të gjatë, me ngjyra bardh e zi.

ITV News raporton se kryefamiljari kishte frikë se krijesa mund të ishte helmuese, kështu që thirri numrin e urgjencës dhe nxori fëmijët e tij nga zona e banesës së tyre të dielën mbrëma.

Bëhet e ditur se agjencia lokale e shpëtimit të kafshëve nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte deri të hënën në mëngjes, kështu që policia e hoqi gjarprin nga vendi i tij i fshehur nën një shtrat, duke përdorur një kapëse dhe një këllëf jastëku.

Zvarraniku, i cili besohet se ka hyrë në shtëpi përmes sistemit të tubacioneve, tani ndodhet në një strehë.

“Njëri nga stafi ynë i qendrës së thirrjeve – eksperti ynë i brendshëm i zvarranikëve që ka punuar në kërkimin e kafshëve për Universitetin e Kolumbisë Britanike – kishte ofruar këshilla për llojin e mundshëm të gjarprit dhe këshilla për trajtimin”, tha policia e atjeshme në një deklaratë.

lajme të ngjashme