Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Poezi për Fuqi” këtë vit vjen si një akt revolte në kohë të vështirë

NULL NULL
04.03.2025 13:18

Mbrëmja poetike “Poezi për Fuqi” – Revoltë në kohë të vështirë”, këtë vit vjen si një akt revolte poetike për të transformuar heshtjen në shoqëri, ngjarje kjo që do të mbahet më 6 mars në Menzën “Ramiz Sadiku” Prishtinë, organizuar nga “ArtPolis”.

Sipas organizatorëve të ngjarjes në këto kohë të vështira, revolta poetike është shpërthim ndaj shtypjes, ankthit e pafuqisë. Poezia është guximi për t’u shprehur, për t’i thënë jo izolimit, heshtjes dhe stigmës mbi shëndetin mendor, fizik e emocional, transmeton Klankosova.tv.

Poezia, arti e fjala e thënë janë revolta që dhimbjen e kthen në forcë, heshtjen në zë, e mendimin e pashprehur në krijim. Të krijosh është të jetosh!

“Poezi për Fuqi”, vjen si një akt revolte, i guximit për t’u shprehur e shëruar, si një thirrje që të jetojmë plotësisht me mosperfeksionin tonë – në perfeksionin tonë për të dashuruar e frymëzuar njëri-tjetrin.

Kjo natë poetike do të shoqërohet nga tingujt magjik të “Don’t Listen to Your Neighbours”.

Poezitë do të marrin jetë përmes interpretimit nga Anisa Ismaili, Arbresha Grabovci Nixha, Bibi Qena, Blerta Syla Surroi, Ergjan Mehmeti, Gili Hoxhaj, Ilire Zajmi, Maja Mitiq, Qendresa Kajtazi, Rudina Dembacaj, Sheqerie Buqaj, Vlora Ademi dhe Xhejlane Tërbunja.

lajme të ngjashme