Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Poeti Arbër Selmani botohet edhe në Angli

NULL NULL
08.07.2022 16:55

Poezia e Arbër Selmanit “Po lahem në detin e nënës” është botuar në kuadër të antologjisë “York Literary Review 2022”.

Kjo antologji botohet nga studentët e magjistraturës në Universitetin e York St. John në Angli.

“Antologjia botohet një herë në vit, me shtëpinë botuese – Lendal Press dhe rreth 40 shkrime përzgjidhen nga ekipi redaktues, sivjet me temën ‘Movement’ (Lëvizja)”, ka shkruar Selmani në njoftimin e tij në Facebook.

Selmani është mes pak poetëve bashkëkohorë kosovarë që ka botuar jashtë.

lajme të ngjashme