Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Poema nën tokë, poezi në vend të reklamave

NULL NULL
04.01.2016 08:58

“Poema nën tokë” është një nismat më interesante të ndërmarra në Londër.

Nisur që në vitin 1986, ishte ideja e shkrimtares amerikane Judith Chernaik për ta sjellë poezinë pranë një publiku më të gjerë.

Poemat e përzgjedhura, tri herë në vit shfaqen në postera të mëdhenj nëpër trenat që lëvizin nëpër Londër.

Projekti, që mbështet lloje ë ndryshme poezish, nga klasiket te modernet, u krijon hapësirë edhe krijuesve të rinj.

Kaq e suksesshme ka qene ndër vite, sa me mbështetjen e Drejtorisë së Transporti është përhapur edhe në metro të qyteteve të tjera.

Gjithashtu ka rezultuar në mënyrë e mirë për ta prezantuar publikun me poezinë.

Pikërisht kjo e fundit ka çuar në publikimin e disa përmbledhjeve me poezitë e shfaqura nëpër metro, shkruan botimeshqip.com

lajme të ngjashme