Po zhduket muri më i madh i Kinës NULL NULL 29.06.2015 17:40 29.06.2015 17:40 Rreth 30% e murit të madh të Kinës është zhdukur me kalimin e kohës, në kushte të pafavorshme natyrore dhe nga aktivitete e pakujdesshme të njerëzve, duke përfshirë vjedhje të tullave për të ndërtuar shtëpi. Muri i madh në vende-vende është rrënuar aq shumë ku nga 9000 deri në 21 mijë kilometra mungojnë mjaft shumë pjesë të këtij muri. Ndërtimi i këtij muri ka filluar për herë të parë në shekullin e tretë para krishtit, por rreth 6300 kilometra janë ndërtuar në vitin 1368-1644 duke përfshirë sektorët e kryeqytetit Pekin në veri i cili ishte më së shumti i vizituar. Edhe pse disa nga muret janë ndërtuar me tulla dhe me gurë, ata nuk mund të përballojnë ndaj erës dhe shiut. Turistët dhe banorët lokalë kanë dëmtuar gjithashtu murin më të gjatë të Kinës, transmeton Klan Kosova. Një banorë vendas tha se fshatarë të varfër në krahinën veriore të Hebei kanë përdorur tullat nga një pjesë e murit për fshatin e tyre për të ndërtuar shtëpi, dhe poashtu kanë gdhendur pllaka nga to dhe i shiten nga 4.80 dollarë për copë. Sipas rregullave kineze, njerëzit që marrin tulla nga Muri më i madh në botë mund të gjobitën me nga 5 mijë juan, por për fat të keq nuk ka asnjë organizatë të veçantë që merret me zbatimin e rregullave. e)