Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po vazhdon shembja e objekteve pa leje edhe në Kepin e Rodonit, Rama publikon pamje

NULL NULL
25.08.2025 13:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke vazhduar shembja e objekteve të paligjshme.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se pamjet të cilat i ka publikuar janë nga Kepi i Rodonit, sipas tij, një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme