“Po m’drogon, më ka dhunu, dyshoj se jam shtatzënë”, e mitura e denoncon 44-vjeçarin në Skënderaj (VIDEO) NULL NULL nga Donjeta Murselaj 03.04.2026 20:34 nga Donjeta Murselaj 03.04.2026 20:34 Të enjten e 2 prillit, dhjetë ditë pas bashkëjetesës, e mitura nga Drenasi e ka denoncuar për dhunim seksual 44-vjeçarin nga Skënderaj, me inicialet O.S. Në dëshminë e siguruara nga Kiks Kosova, 17-vjeçarja ka thënë se 44-vjeçari të cilin e njeh që më shumë se 3 javë, e ka dhunuar seksualisht më 20 mars të këtij viti. Madje, për shkak të dhunimit nga ai, ajo dyshon se është shtatzënë. Hetusve policorë, e mitura u tha se 44-vjeçari po e detyron të përdorë substancë narkotike të llojit kokainë dhe krek. E mitura ka deklaruar se O.S., posedon armë dhe se ndihet e rrezikuar nga ai. Prandaj, ka kërkuar urdhër për masë mbrojtje nga 44-vjeçari. Nga Po24-orësh të Policisë, 44-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Dhunë në familje” dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Sipas informacionit të emisionit, pas intervistimit, ishte vendosur që e mitura të dërgohej në një strehimore të sigurt. Mirëpo, disa orë më vonë, 17-vjeçarja e ka kontaktuar Kiksin dhe ka njoftuar se gjendet te nëna e ish-të dashurit. Gjatë telefonatës, e mitura pretendon se ka pasur dhunë të vazhdueshme nga babai i saj që nga mosha 16-vjeçare. Madje, ajo thotë se ai e ka shitur për shkak të borxheve të fajdeve. 17-vjeçarja thotë se ajo nuk ka pranuar që të martohej me 44-vjeçarin, por që se ka qenë e detyruar nga babai i saj. Me të shkuar në shtëpinë e O.S., ajo deklaron se ai e ka droguar e më pas edhe e ka dhunuar seksualisht. Ajo pretendon se 44-vjeçari e ka kërcënuar në qoftë se ajo i tregon dikujt. E mitura thotë se për shkak të këtyre kërcënimeve nuk ka guxuar që të tregojë të vërtetën herën e parë kur është intervistuar nga Policia për këtë rast, më 27 mars. 17-vjeçarja thotë se akuzat se ish i dashuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj e që nëna e tij e ka detyruar të punojë në një kafene të rakisë në Gjermani, i ka thënë pasi që ka qenë e kërcënuar nga 44-vjeçari.