Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Po luajnë me neve…”, bizneset sa nuk po falimentojnë, rruga “Dardania” llugë (VIDEO)

NULL NULL
02.02.2026 20:05

Tash e sa kohë nuk dëgjohen zhurmat e makinerive që kishin nisur rregullimin e sheshit në rrugën “Dradania” në Fushë Kosovë. Qetësinë nuk po e ruajnë qytetarët dhe bizneset, të cilët po vuajnë pasojat e këtij kolapsi infrastrukturor.

Kalimtarët mezi ecin, veturat s’kanë ku të parkohen, dhe kjo ka bërë që klientët t’u pakohen bizneseve të shumta në atë zonë.

Punëtori i një biznesi thotë se mospërfundimi i punimeve ka ndikuar në rënie të punës. Ai tregon për situatat e pakëndshme që përballen me personat që e bllokojnë parkingun.

Sipas punëtorit ,komuna është e njoftuar për këto probleme, megjithatë deri tani situata është jo e favorshme.

E sipas një punëtoreje të një biznesi tjetër, fushata zgjedhore ka bërë që punimet të mbesin pezull. E rënduar dhe e zhgënjyer nga shteti, qytetarja thotë se shpesh e mendon migrimin si zgjidhje. Sipas saj shteti “luan” me ta.

Shqetësuese është edhe rritja e çmimeve për gjërat esenciale.

Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm.

lajme të ngjashme