Plot urime për 7 Mars (VIDEO) NULL NULL 07.03.2016 20:28 07.03.2016 20:28 Janë të vegjël por betimin do ta bëjnë si të rritur. Zotimin për mirësjellje fëmijët e çerdhes publike “Yllkat” nga 7 marsi do ta përsërisin për çdo mëngjes. Këtë e mirëpritën edhe 6 vjeçarët, të cilët veç ditës së mësuesit urime patën edhe për 8 marsin. Për të shënuar ditën e mësuesit aktivitete pati edhe tek teatri Dodona, njofton Klan Kosova. Këtu nxënësit e shkollës “Elena Gjika” mbajtën orë letrare, pasi 7 vjeçarja Dea Halimi përuroi librin “Yjtë farfuritës”. Kronikë nga Klan Kosova.