Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja në Klinë, policia arreston dy të dyshuar

NULL NULL
24.02.2025 09:16

Dy të dyshuar janë arrestuar për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Klinë.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi duke treguar se gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë M57, një karikator i së njëjtës armë, pesë fishekë, dy gëzhoja dhe një brisk.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhërtё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Lidhur me këtë i cili ndodhi në orët e vona të së dielës, detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, deklaroi Gashi.

Plagosja në Klinë, një në gjendje të rëndë: Çka dihet deri më tash? (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, ka të plagosur, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

lajme të ngjashme