Plagosja e trefishtë në Pejë, kërkohet paraburgim për të dyshuarin NULL NULL nga Ermir Istrefi 24.05.2024 12:02 nga Ermir Istrefi 24.05.2024 12:02 Policia e Kosovës. Foto: Ilustrim I dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë, është mbrojtur në heshtje, ndërsa për të është parashtruar kërkesa që të dërgohet në paraburgim. Kështu tha prokurori i rastit Ersan Qavolli, në një përgjigje për Klankosova.tv. “Është e vërtetë që (i dyshuari) ka të kaluar kriminale. Në këto rrethana kemi parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit. Është mbrojtur në heshtje në deklaratën në polici“, u shpreh Qavolli. Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. Viktimat janë familjarë mes vete (babai me dy djem).