Plagoset një person në Mitrovicë NULL NULL 20.09.2024 10:55 20.09.2024 10:55 Pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Foto ilustruese / AP Një person është plagosur paraditen e sotme në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Ka ndodhur një plagosje. I plagosur është një person i moshës madhore. Njësitet janë në vend të ngjarjes dhe rasti po hetohet”, tha Zahiti, njofton Klankosova.tv. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Spitalin e Mitrovicës për të marrë informacione në lidhje me gjendjen e të plagosurit, por deri në publikimin e këtij shkrimi s’ka marrë përgjigje.