Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagoset një i ri në Vlorë, shoferi i motoçikletës largohet nga vendi i ngjarjes

NULL NULL
07.06.2026 19:55

Njw plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, K. Lazaj, ka qenë duke pirë kafe dhe më pas ka dalë për t’u drejtuar drejt automjetit të tij.

Në atë moment, ai është afruar nga një person që e priste me motor. Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, personi me motor ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në këmbë.

I riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me motor dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme