Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec NULL NULL 01.03.2024 18:02 01.03.2024 18:02 Plagosja në Pogradec. Foto: Tvklan.al Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë. “Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tushemishtit’, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia. Identifikimi i personit që dyshohet se shkaktoi plagosjen është bërë, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv. “Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”, tha gjithashtu policia.