Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri NULL NULL 28.07.2025 23:05 28.07.2025 23:05 Është plagosur një 27-vjeçar në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, rast të cilin policia e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas autoriteteve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë, përcjell Klankosova.tv. “Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit”. “Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim. Policia gjithashtu bëri të ditur se është në kërkim të personit icili dyshohet se ka shtënë me armë./Klankosova.tv