Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçare, dërgohet në QKUK NULL NULL 27.11.2025 23:54 27.11.2025 23:54 Është plagosur me armë zjarri një vajzë e moshës 16-vjeçare, e cila më pas është dërguar në QKUK. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se së pari vajza është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. “Po është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtejshëm. Plaga është nga armë zjarri”, u shpreh ai. Klankosova.tv mëson se rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe ka kontaktuar edhe me policinë, por të njëjtit deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje./Klankosova.tv