Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë

NULL NULL
04.10.2024 15:29
LAJMI i fundit
LAJMI I FUNDIT, FOTOGRAFI ILUSTRUESE NGA KLANKOSOVA.TV

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri.

Policia bën të ditur se për rastin ishte njoftuar rreth orës 12:20, të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në kryeqytet.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për plagosje aksidentale, ku polici me inicialet S.P. ka plagosur nënën e tij.

lajme të ngjashme