Pjesëtari i Policisë në Mitrovicë të Veriut kanoset në rrjetet sociale NULL NULL 30.09.2023 09:05 30.09.2023 09:05 Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka raportuar se është kanosur në rrjetet sociale. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, transmeton Klankosova.tv. “Viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.