Pjesëmarrja e votueseve deri në orën 11:15 në RMV, 9.3% NULL NULL 19.10.2025 13:12 19.10.2025 13:12 Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Në konferencën e dytë për shtyp sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se pjesëmarrja deri në orën 11:15 në territorin e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave nga 3 mijë e 139 vendvotime, është 9.3%. Në zgjedhjet e sotme, votimi po zhvillohet në 3 mijë e 474 vendvotime, ku 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00, shkruan Alsat-M, transmeton Klankosova.tv. Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10 mijë e 490 kandidatë.