Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pishina ua ndaloi notin grave me menstruacione

NULL NULL
11.08.2016 17:18

Një qendër rekreative në kryeqytetin gjeorgjian në Tbilisi, është kritikuar shumë pasi ka m arrë vendim që t’ua ndalojë femrave me cikël menstrual, të notojnë në pishinë.

Sophie Tabatadze, e ka vërejtur lajmërimin në këtë qendër rekreative “Vake Swimming Pool And Fitness Club”, në fillim të kësaj jave, dhe e ka publikuar në Facebook një imazh të kësaj kërkese me mbishkrimin: “A e kuptoni se sa ofenduese është kjo”, ka shkruar ajo.

Më pas, pronarët e kësaj pishine, kanë dhënë një deklarim publik duke thënë se vendimi i tyre nuk ka të bëjë me seksizëm, por vjen pasi pishina më parë kishte pasur shumë dëmtime dhe ishte tejet e ndotur.

“Kemi gjetur tamponë në fund të pishinës. Ne kemi marrë këtë vendim për hir edhe të njerëzve tjerë që notojnë në të njëjtën pishinë”, ka thënë një zëdhënës i kësaj qendre rekreative, shkruan Buzzfeed, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme