Pingpongistët kosovarë më të mirët në botë për Fair Play NULL NULL 11.12.2015 11:52 11.12.2015 11:52 Pingpongistët kosovarë, Vlona Maloku dhe Linor Çitaku kanë fituar çmimin e Fair Play në botë për vitin 2015. Çmimi iu është dhënë atyre në gala mbrëmjen e organizuar në Lisbonë me rastin e zgjedhjes së më të mirëve për vitin 2015. Gjesti që bënë pingpongistët kosovarë iu ra në sy drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut, pasi ata kishin huazuar reketët e tyre rezervë kolegëve të tyre nga Kenia në ditën e parë të kampionatit botëror, pasi ata kishin dështuar në testimin e tyre. Ky vlerësim ka bërë krenar edhe Federatën e Pingpongut të Kosovës, transmeton Klan Kosova.