Piktura e Picassos konfiskohet nga dogana franceze NULL NULL 05.08.2015 10:22 05.08.2015 10:22 Një pikturë e Picassos, së cilës iu ndalua eksportimi nga Spanja, është konfiskuar nga autoritetet franceze në Korsikë. Koka e një gruaje të re e pikturuar në vitin 1906, ka vlerën e më shumë se 25 milionë eurove apo 17 milionë funte. Piktura është pronë e Jaime Botin, një manjat bankar spanjoll. Ajo është shpallur pasuri e trashëgimisë historike e një rëndësie të jashtëzakonshme nga gjykata spanjolle e cila e refuzoi një leje eksporti. Një përpjekje për të eksportuar pikturën në Zvicër, ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve franceze. Kërkesa për eksportimin e pikturës është bërë në janar të vitit 2012, por është kundërshtuar nga Ministri i Kulturës së Spanjës. Zyrtarët francezë të doganave janë në pritje të autoriteteve spanjolle për ta rimarrë pikturën.