Pikniku në natyrë me ariun gjigant (Foto/Video) NULL NULL 20.11.2015 13:37 20.11.2015 13:37 Kënga “The Teddy Bears Picnic” ka qenë mjaft e dëgjuar nga fëmijët për disa gjenerata, edhe pse tema e saj ishte ngjarje fiktive. Por tani një modele ruse dhe vajza e saj e vogël e kanë jetësuar këtë këngë me një set fotografish, së bashku me një ari gjigant ngjyrë kafeje. Imazhet shfaqin se si ata të dy e ushqyen, e përqafuan dhe madje edhe ishin shtrirë së bashku me grabitqarin masiv, derisa po kënaqeshin në piknikun e një fushe. Ariu i zbutur i quajtur Stepan, është rritur nga një çift rusë në shtëpinë e tyre, që kur është braktisur në lindje. Ata kanë deklaruar se ai nuk e njeh shijen e mishit, meqë e kanë rritur si vegjetarian, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=jmTEIEnZzzk