Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pija që largon kilogramët e tepërt dhe pastron trupin tuaj

NULL NULL
16.11.2017 19:00

Humbja e peshës nuk është kurrë një “punë’ e lehtë.

Për të larguar kilogramët e tepërt, zakonisht duhen ndjekur dieta të rrepta ose të kaloni orë të tëra në palestër, por mbi të gjitha shumë durim dhe përkushtim.

Ne shpesh fillojmë një regjim për humbje peshe, por pas një kohe humbasim interesin, duke menduar se nuk po i shohim rezultatet që duam, ose të paktën jo aq shpejt sa do të donim.

Por a e dini që humbja e peshës mund të jetë shumë më e lehtë se sa ju mendoni?

Me pijen e mëposhtme mund të humbni peshë shpejtë, të largoni helmet nga trupi juaj dhe madje do të merrni edhe energji, transmeton Klan Kosova.

Madje, gjëja më e mirë është se kjo pije është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe ju merr shumë pak kohë.

Përbërësit:

2 molla

2 shkopinj kanelle

1 litër ujë

Si ta përgatisni këtë pije?

Lani mollët mirë dhe më pas preni në copa të holla, copat duhet të jenë aq të holla sa mund të futen brenda një shishe.

Vendosni pjesët e prera në një shishe xhami bashkë më shkopinjtë e kanellës, vendosni mbi to një litër ujë dhe lëreni shishen e xhamit të qëndrojë në frigorifer gjatë natës.

Pija juaj është gati për ditën e nesërme.

Si ta përdorni këtë pije?

Mund ta konsumoni këtë pije gjatë ditës ashtu si edhe në mbrëmje. Kur të konsumoni këtë pije, shtoni ujë të freskët për ditën e nesërme.

Një dozë e kësaj recete mund të përdoret për tri ditë. Në ditën e katërt, përgatitni këtë recetë për tri ditët e ardhshme.

Periudha ideale për të larguar helmet nga trupi juaj duhet të mos jetë më e gjatë se 35 ditë, me një pushim 10 ditor në mes, nëse doni ta nisni sërish nga fillimi.

 

 

lajme të ngjashme