Peter Handke fitoi Nobelin për “mjeshtërinë e madhe artistike”; kritikët thonë se ai është një përkrahës gjenocidi NULL NULL 10.10.2019 20:08 10.10.2019 20:08 Me të njoftuar se austriaku Peter Handke është njëri nga dy fituesit e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019, gjyqtarët e Akademisë së Suedisë shquan “artin e tij të madh” në eksplorimin e tij “periferik dhe specifik të përvojës njerëzore”. Por me të marrë fjalët dhenë se 76 vjeçari Handke ka fituar këtë çmim këtë të enjte, shumë të tjerë rikujtuan diçka tjetër: Përqafimin që Handke i kishte bërë nacionalizmit të liderit serb, Sllobodan Millosheviq, shkruan Uashington Post, transmeton Klan Kosova. Ajo marrëdhënie nxit shumë reagime të atyre që e kujtojnë dhunën e Millosheviqit. “Ky është vendimi më ofendues i mundshëm”, ka shkruar Petrit Selimi, ish ministër i Jashtëm i Kosovës. “Çka tjetër? Assad me Çmimin Nobel për Paqe?”. Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e ka quajtur Handken “një propagandues të urrejtjes etnike dhe dhunës” dhe ka shpërndarë një fotografi të tij në funeralin e Millosheviqit më 2006. Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkruar në Twitter që Nobeli i është dhënë një “mohuesi të gjenocidit”. Shkrimtarë dhe akademikë poashtu kanë shprehur brengën e tyre nëpër rrejte sociale. Historiani Orlando Figes ka shkruar se është thellë i shokuar që Handke ka fituar Nobelin, duke e përshkruar atë si “një përkrahës famëkeq të regjimit vrastar të Sllobodan Millosheviqit”. Për gjyqtarët e Nobelit, mund të jetë një rikthim jo i mirëpritur në kontroversitet. Vendimi i paprecedentë për t’i dhënë dy çmime këtë vit ka zënë vend në vazhdën e skandalit seksual që shpërtheu në fund të vitit 2017, duke çuar në vendimin që dhënia e çmimit të vitit të kaluar të shtyhet. Autorja polake, Olga Tokarczuk, ka fituar poashtu këtë çmim sot, duke e bërë atë një nga 15 gratë e vetme që kanë fituar Çmimin Nobel për Letërsi që prej të parës më 1901. Bashkë, Handke dhe Tokarczuk janë llogaritur si shkrimtarë mjeshtërorë, me karrierën e gjatë dhe produktive të austriakut që daton nga 1996 dhe novela e tij e parë “The Hornets”. Por Handke gjatë ka qenë i lidhur me nacionalizmin serb që nga 1990-ta. Më 1996, Handke kishte shkruar një ese për udhëtimin e tij në Serbi, në gazetën gjermane, Suddeutsche Zeitung, që e vinte në pyetje portretizimin e serbëve ai agresor në konfliktin që kishte shpërthyer pas rënies së shtetit të Jugosllavisë. “Në përpjekje për të sjell luftë te klientët e tyre, magazinat ndërkombëtare nga “Time” te “Nouvel Observateur” pamëshirshëm i portretizojnë serbët si djaj dhe myslimanët si djem të mirë të zakonshëm”, ka shkruar Handke. Artikulli ishte publikuar një vjet pas masakrës në Srebrenicë në Bosnjë pasi forcat serbe përmbysën enklavën e mbajtur nga myslimanët ku u vranë mijëra burra e djem. Kur aleatët e NATO-s më vonë bombarduan Serbinë, Handke u ngrit përsëri në mbrojtje të këtij shteti. Më 1999, kur u shfaq në një televizion serb, ai u shpreh se më shumë do të donte “ të ishte murg serb ortodoks që lufton për Kosovën” ku dhe krahasoi gjendjen e serbëve me përndjekjen e hebrenjve (ai më vonë kishte kërkuar falje për thirrje të Holokaustit). Pasi Millosheviq kishte vdekur në qelinë e tij në Hagë më 2006 derisa po gjykohej për krime lufte, Handke kishte folur në funeralin e tij, duke thënë para turmës me mijëra veta se ai ishte “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviqit”. Hanke që është i biri i një burri gjerman dhe nga nëna sllovene, i rritur afër kufirit të Austrisë më atë që dikur ishte Jugosllavi, ka thënë se historia e tij familjare e ka bërë që të jetë i interesuar aq shumë për Ballkanin. “Jam shkrimtar dhe jo gjyqtar”, kishte thënë ai më 2006 për New York Times duke qenë pjesë e funeralit të Millosheviqit. “Jam adhurues i Jugosllavisë – jo aq i Serbisë, por Jugosllavia – kam dashur të jem pjesë e rënies e shtetit tim të parapëlqyer në Evropë dhe kjo është një prej arsyeve që unë jam në funeral”. Lidhjet me Serbinë prej kohësh kishin fituar përçmimin e Hankde në mes të bashkëmoshatarëve të tij. Autori Salman Rushdie e quajti atë si “hajvani i vitit” më 1999, derisa David Rieff, një shkrimtar dhe analist, e shqeu librin e Handke për Serbinë që ishte një përmbledhje e vitit 1997. “E vërteta është që ai nuk e di se për çfarë është duke folur, përveç me sa duket, siç ka bërë në të gjithë librin, kur flet për vetën e tij” kishte shkruar Rieff. “Ai erdhi në Serbi duke mos ditur asgjë rreth komplikimeve politike dhe duke gjykuar nga libri, iku duke mos ditur asgjë më shumë”. Këto lidhje kanë qenë prej kohësh problem për marrjen e çmimeve të tjera. Më 2006, ai ishte i dominuar për Çmimin Dusseldorf’s Heinrich Heine, por çmimi i ishte tërhequr pasi që anëtarët e këshillit të qytetit e kundërshtuan këtë. Kur ai fitoi më 2014 Çmimin Ndërkombëtar Ibsen, një akademik e krahasoi sikur t’i jepej Çmimi Immanuel Kanti protagonistit nazist Joseph Goebbels. Handke vazhdoi ta mbante Ibsen në Oslo dhe në fjalimin e tij mbrojtës u tha kritikëve që “Shkofshi në djall”. Sidoqoftë, ai hoqi dorë nga paratë në vlerë prej 400 mijë dollarëve që iu dhanë për këtë çmim.