Peshkatarët shpëtojnë dhelprën në mes të detit NULL NULL 02.07.2018 22:00 02.07.2018 22:00 Jeta në detin e hapur sjell forma të ndryshme të mbijetesës, sfida të ndryshme e eksperienca të mahnitshme. Peshkatarët Mallory Harrigan, Cliff Russell dhe Allan Russell ishin disa milje larg bregdetit Labrador në Kanada kur hasën në diçka interesante. Në një copë akulli kishin gjetur një dhelpër të Arktikut e cila gradualisht po largohej në detin e hapur. Dhelpra nuk ishte në gjendje të mirë, ishte e uritur e po sulmohej vazhdimisht nga pulëbardhat. Një krijesë që nuk e kishte vendin aty, të cilës ia shpëtuan jetën peshkatarët.