Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë të lënduar në një aksident mes një autobusi dhe veture tek ish-shkolla teknike në Prishtinë (FOTO)

NULL NULL
16.06.2023 08:49
Aksidenti
Aksidenti

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një autobusi dhe një veture, tek ish-shkolla teknike në Prishtinë, saktësisht në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në konfirmim bëhet e ditur se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë.

aksidenti_prishtine

lajme të ngjashme