Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

NULL NULL
14.06.2025 08:53
Dhunë në familje, foto ilustruese
Dhunë në familje, foto ilustruese

Përgjatë ditës së premte në Kosovë u raportua për pesë raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, rastet e dhunimit ndodhën kryesisht në Prishtinë, pastaj në Obiliq, Pejë e Kaçanik, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë gjeni rastet e lartpërmendura:

Prishtinë: Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre anëtar të një familje, të dyshuarit: babai, djali dhe nëna,  janë shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë: Raportohet se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Obiliq: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari nuk është takuar në vendbanim.

Kaçanik: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë: Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari  edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.